EMRAT/ Dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri 30-vjeçarin në Korçë, vetëdorëzohen 4 autorët e dyshuar
Janë dorëzuar në polici, 4 autorët e dyshuar që akuzohen se dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri të riun në Korçë.
Bëhet fjalë për shtetasit: Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, të cilët dhunuan Ramadan Hasanin.
Ngjarja:
Ngjarja e rëndë ndodhi me 22 mars ne qytetin e Korçës, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin me shkopinj.
Policia thotë se 4 personat kanë dhunuar një 30-vjeçar, që siç shihet edhe nga pamjet e kanë goditur dhunshëm me sende të forta.
Si ka nisur sherri:
Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.
