Plagosën nënë e bir, arrestohen vëllezërit shqiptarë në Itali

Dy vëllezër shqiptarë u arrestuan nga policia italiane me akuzën për tentativë vrasjeje.

Sipas raportimeve, të plagosur mbetën një 42-vjeçar dhe nëna e tij 63-vjeçare, e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin.

Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka nisur pasi 42-vjeçari ishte në marrëdhënie me ish të dashurën e një prej të arrestuarve.

Shqiptarët “u tradhtuan” nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe thika e gjetur në vendngjarje.