Princesha Kate me kancer, reagon kryeministri Sunak: Tronditëse! Duhet t’i ofrohet privatësi

Pas deklaratës shokuese të Princesësh Kate, e cila deklaroi se ishte me kancer, vjen reagimi nga kryeministri Rishi Sunak.

Përmes një mesazhi ai tha se Kate ka treguar “trimëri të jashtëzakonshme” me deklaratën e saj, ndërsa i uroi asaj shërim të shpejtë.

“Javët e fundit ajo i është nënshtruar një shqyrtimi intensiv dhe është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga pjesë të caktuara të mediave në mbarë botën dhe në mediat sociale.

Kur bëhet fjalë për çështjet e shëndetit, si gjithë të tjerët, asaj duhet t’i ofrohet privatësia që të fokusohet në trajtimin e saj dhe të jetë me familjen e saj të dashur.

Çdo diagnozë e kancerit është tronditëse. Por unë mund të imagjinoj vetëm stresin e shtuar të marrjes së atij lajmi mes spekulimeve të zymta që kemi parë javët e fundit.

William dhe Kate kanë të drejtën e privatësisë dhe, si çdo prind, do të kenë pritur të zgjedhin momentin e duhur për t’i thënë fëmijëve të tyre”, tha ai.