Grupi i Shtetit Islamik merr përsipër sulmin me mbi 40 viktima në Moskë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2024, 22:35
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm vdekjeprurës me armë në një sallë koncertesh në Moskë të premten, ku autoritetet ruse thanë se vrau të paktën 40 persona.
Luftëtarët e IS-it "sulmuan një tubim të madh... në periferi të kryeqytetit rus Moskë", tha grupi në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram.
