Luiz Montenegro emërohet nga presidenti i Portugalisë si kryeministri i ri i vendit

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa ka emëruar  kreun e Aleancës demokratike të qendrës së djathtë Luis Montenegro si kryeministrin e ri të vendit dhe e ka ftuar të krijojë një qeveri minorancë pasi numërimi i votave të portugezëve që jetojnë jashtë shtetit konfirmoi se blloku i qendrës së djathtë ka arritur një fitore të ngushtë në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në vend.

Montenegro u thirr në pallatin presidencial në Lisbonë pak pas mesnatë kur presidenti de Sousa kaloi javën duke u konsultuar me udhëheqësit e partive në vend.

“Aleanca demokratike fitoi zgjedhjet prandaj presidenti vendosi të caktojë në detyrën e kryeministrit Luiz Montenegron”, u shpreh zyra e presidentit në një deklaratë.

Aleanca fitoi 80  vende në parlamentin me 230 depputetë. Në vend të dytë në votime dolën socialistët me 78 vende dhe 50 vende u fituan nga partia e ekstremit të djathtë Chega.

Pasi u takua për herë të parë me presidentin pasditen e së mërkurës, Montengro tha se në emër të partisë që drejton kishte shprehur gatishmërinë të merrte përsipër drejtimin e qeverisë.

Ai ndërkohë është zotuar të mos hyjë në koalicion me Chega-n dhe tashmë do t’i duhet të marrë dakordësinë e partisë socialiste për programin legjislativ dhe kabinetin e tij që partia e qendrës së majtë raportohet ta mbështesë në parlament.