Bota po bëhet “shterpë”/ Rënie dramatike e normave globale të lindshmërisë
Rënia e numrit të lindjeve është një sfidë me të cilën po përballen shumë vende në të gjithë botën. Por ajo se çfarë studimi me i ri parashikon për vitin 2100 duket një kërcënim serioz.
Bota po shkon drejt një të ardhmeje me fertiliteti të ulët.
Deri në vitin 2100 më shumë se 97% e vendeve dhe territoreve do të kenë norma të lindshmërisë nën atë që është e nevojshme për të mbështetur madhësinë e popullsisë, thotë studimi më i ri i botuar nga The Lancet.
Lindshmëria për çdo femër është përgjysmuar gjatë 70 viteve të fundit, nga rreth pesë fëmijë për çdo femër në 1950 në 2.2 fëmijë në 2021.
Ky trend është veçanërisht shqetësues për vende të tilla si Koreja e Jugut dhe Serbia ku norma është më pak se 1.1 fëmijë për çdo femër.
Deri në vitin 2100, vetëm gjashtë nga 204 vende dhe territore pritet të kenë norma të lindshmërisë që tejkalojnë 2.1 lindje për femër.
Në 13 vende, normat madje parashikohen të bien nën një fëmijë për femër.
Parashikimet e reja të fertilitetit nënvizojnë sfidat e mëdha për rritjen ekonomike në shumë vende me të ardhura të mesme dhe të larta me një fuqi punëtore në pakësim dhe barrë në rritje mbi sistemet shëndetësore apo sigurimeve shoqërore të një popullsie në plakje.
Në vitin 2021, 29% e foshnjave në botë kanë lindur në Afrikën Sub-Sahariane; deri në vitin 2100, kjo parashikohet të rritet në mbi gjysmën 54% të të gjitha foshnjave.
"Ne po përballemi me ndryshime tronditëse shoqërore gjatë shekullit të 21-të," tha autori i lartë Profesor Stein Emil Volset nga IHME.
Bota do të trajtojë njëkohësisht një 'bum foshnjash' në disa vende dhe një 'tkurrje foshnjash' në të tjera.
Analiza sugjeron se përpjekjet e bashkërenduara për të përshpejtuar aksesin në kontraceptivë modernë dhe edukimin e femrave mund të ndihmojnë në përshpejtimin e rënies së fertilitetit dhe uljen e niveleve të lindjeve në vendet me fertilitet më të lartë.


