Përkrah Di Marias dhe sulmuesit që e kërkon gjithë Europa, mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet në formacionin e javës në Portugali

Një tjetër “yll” kuqezi po ndriçon këto kohët e fundit dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Enea Mihaj.

25-vjeçari kuqezi është përzgjedhur nga “SofaScore” në 11 lojtarët me paraqitjet më të mira të javës së 25-të të kampionatit portugez.

Mihaj ndihmoi skuadrën e tij, Famalikao, të mërrte një barazim të vyer në shtëpi 0-0 kundër Estrela, duke mos i lënë kundërshtarët të shënojnë gol.

Një arritje e rëndësishme për lojtarin e Kombëtares tonë, pasi është përzgjedhur tek 11 më të mirët duke pasur përkrah emra “gjigandë” të futbollit botëror, si për shembull Di Maria, që ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampioneve, por gjithashtu edhe golashënuesin e kampionatit, Giokeres, i cili së fundmi po kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane.

Përkrah Di Marias dhe sulmuesit që e kërkon gjithë Europa,