VIDEO+EMRI/ Si në filma, policia angleze ndjek trafikantin shqiptar me "Audi"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 21:10
Ky është momenti kur policia angleze ndjek një trafikant shqiptar, i cili u largua me shpejtësi me mjetin e tij Audi nëpër rrugët e rajonit Carlisle.
Françesko Ago, 24 vjeç, rrezikoi jetën e kalimtarëve gjatë ndjekjes si në filma. Mjeti i tij rrezikoi ndër të tjerë edhe një grua me karrocë bebesh.

Françesko Ago
Shqiptari u përplas me një tabelë rruge dhe më pas u largua në këmbë, por arrestua nga forcat e rendit.
Prokurori i çështjes tha se shqiptari azilkërkues po lëvizte me 145 kilometra në orë. Atij iu gjetën 10.5 kg kanabis në makinë.
Në fund gjykata e dënoi me 14 muaj. Avokati i shqiptarit tha se ai ishte thjesht një korrier droge dhe se ishte i dëshpëruar për para.

