BE sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të vdekjes së Navalny

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord sot për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë në përgjigje të vdekjes së politikanit opozitar Alexei Navalny, njoftuan diplomatët e BE-së.

“Sanksionet do te synojne personat e sistemit gjyqësor rus”, thanë zyrtarët. Më shumë detaje priten të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Masa vjen pas rizgjedhjes koreografike të presidentit rus Vladimir Putin në fundjavë. Zgjedhjet u lanë në hije nga vdekja e Navalny në një kamp burgu siberian në shkurt.

“Rusia ishte një zgjedhje pa zgjedhje”, u tha gazetarëve ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përpara takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.