Programi Botëror i Ushqimit nxjerr raportin: Gaza në prag të zisë së bukës
Programi Botëror i Ushqimit nxori ditën e sotme një raport në lidhje me sigurinë ushqimore në Rripin e Gazës ku zbuloi se 88% e të gjithë popullsisë së rajonit po përballet me pasiguri ushqimore "emergjente ose më keq".
Në raport jepet edhe paralajmërimi i fortë se zija e bukës në Gazën veriore është “e afërt”.
“Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria. Shpejtësia me të cilën uria dhe kequshqyerja e krijuar nga njeriu ka përshkuar Gazën është e tmerrshme”, tha drejtoresha ekzekutive e ËFP, Cindy Mçain.
Sipas raportit, për 300 mijë njerëzit që kanë mbetur të bllokuar në Gazën veriore “uria pritet t’i përfshijë nga tani deri në maj" dhe një në tre fëmijë në Gaza nën moshën dy vjeç janë "të kequshqyer akute. .”
Raporti tregon gjithashtu se 1.1 milion njerëz në Gaza po luftojnë me "urinë katastrofike" dhe furnizimet e tyre ushqimore pothuajse kanë shteruar, transmeton CNN.
Ndërkaq, Gaza jugore po i afrohet gjithashtu ngadalë urisë, e cila mund të arrijë kulmin në muajin korrik. Raporti vazhdon duke thënë se zia e bukës mund të ndalet nëse organizatave të ndihmës iu lejohet aksesi i plotë në Rripin e Gazës për të sjellë ushqim, ujë dhe produkte të tjera ushqyese për popullatën civile dhe se "është i nevojshëm një armëpushim humanitar".