“Kanë tentuar të më mbyllin gojën me lekë”/ Aktori Neritaj Liçaj “SHPËRTHEN” kundër politikanëve

Neritan Liçaj, një nga artistët më të mirë shqiptarë, i cili njihet për transparencën e tij, së fundmi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”.

Gjatë bisedës me moderatoren Ester Bylyku, Liçaj është shprehur se kanë tentuar që ta korruptojnë, por ai i ka dhënë një përgjigje të shkurtër e të prerë.

PJESË NGA BISEDA

Ester Bylyku: A kanë tentuar ndonjëherë të ta mbyllin gojën me lekë?

Neritan Liçaj: Po, ka pasur raste që ka ndodhur por jo drejtpërdrejtë. Kanë dërguar një person tjetër dhe kanë thënë: A mund të pimë një kafe me Neritanin? Por përgjigja ka qenë: Jo, Neritani preferon ta pijë kafen vetëm.

Ester Bylyku: Po flasim për politikanë apo jo?

Neritan Liçaj: Po, për ata po flas.

NDIQNI MË POSHTË INTERVISTËN E PLOTË