Festë dhe ballokume në Tiranë/ Qytetarë të shumtë gëzojnë me simbolet karakteristike të Ditës së Verës
14 marsi, ndryshe e quajtur dhe Dita e Verës u festua edhe në Tiranë. Qytetarë të shumtë, të çdo grupmoshe iu bashkuan bulevardit dhe aktiviteteve simbolike të kësaj feste.
Lulet, festa, ballokumet dhe veroret ishin simbolet kryesore të festimeve për ditën e verës në Tiranë.
banorët e kryeqytetit, e jo vetëm, zgjodhën që të kalonin ditën që shënon çeljen e pranverës Me muzikë dhe aktivitete të ndryshme.
Fëmijë, të rinj e të moshuar u bashkuan në shesh, ndërsa në duar mbanin veroret, simbolikën e kësaj feste.
Vogëlushët zgjodhën të pikturonin dhe të ngrinin balonat. Nuk munguan as aktivitetet e vaçanta.
Me ballokume në duar, banorët e kryeqytetit shëtisnin pedonalen e dedikuar tërësisht Dirës së Verës.

Prodhues nga Tirana, por edhe Elbasani, treguan simbolikën dhe mbarësinë që sjell kjo ëmbëlsirë.
Ajo ç’ka tërhoqi vëmendjen ishte dhe performanca nga banda frymore e ansamblit të Tiranës.
Dita e verës për shumë qytetarë simbolizon ndryshimin e stinës. Ndërsa treguan dhe traditat e tyre të veçanta se si festojnë.
Për disa të tjerë kjo ditë i dedikohet familjes. Nuk munguan as urimet.
Dita e verës, është një festë me origjinë të lashtë. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

