Lufta në Gaza, 7 të vdekur dhe 86 të plagosur nga sulmet izraelite në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 18:39
Të paktën 7 palestinezë u vranë dhe 86 të tjerë u plagosën, kur trupat izraelite hapën zjarr ndërsa civilët prisnin ndihmën humanitare në qytetin e Gazës, shkruan CNN.
Fathi Obaid, një mjek në departamentin e urgjencës të qendrës mjekësore, shumë nga njerëzit e transferuar në spitalin Al-Shifa nga vendi i ndihmës pësuan plagë plumbash.
Obaid tha se spitali luftoi për të trajtuar të gjithë pacientët për shkak të mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve.
Civilët në Gaza kanë raportuar disa sulme vdekjeprurëse nga ushtarët izraelitë ndaj turmave të civilëve të rreshtuar për ndihmë në javët e fundit.
