Plas sherri në Kuvendin e Sarajevës, deputetët kapen me duar: Turp të kesh! (VIDEO)
Një përleshje fizike është regjistruat ditën e sotme në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës. Në sallën e Kuvendit të KS-së sot janë kapur fizikisht dy deputetë, Haris Zahiragiçit dhe përfaqësuesit të NiP-së, Elvis Vreta.
Gjithçka ka ndodhur pasi Elvedin Okeriç ia ka fikur mikrofonin Faruk Kapixhiçit (SDA) teksa ai po diskutonte për logon e Fondit Memorial të KS dhe i tha atij se duhet t’u kërkojë falje familjeve të dëshmorëve.
Kjo e mërziti Kapixhiçin, i cili me bujë u largua menjëherë nga salla, ndërsa përfaqësuesi tjetër i SDA-së, Haris Zahiragiç është nisur drejt Okeriait, duke i thënë “Turp të kesh”.
Më pas përfaqësuesi i NiP-së, Vreto, ka dalë përballë Zahiragiç-it, çka ka sjellë edhe një përplasje fizike, por fatmirësisht incidenti nuk ka përshkallëzuar.
Incident na sjednici Skupštine KS. Umalo fizički obačun zastupnika SDA @HarisZahiragic i zastupnika NiP-a Elvisa Vrete pic.twitter.com/MytAeyBPjh
— Istraga.ba (@IstragaB) March 14, 2024