Tërmet i fuqishëm në Japoni, ja sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 18:03
Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi prefekturën e Fukushimës në Japoni, njoftoi transmetuesi shtetëror japonez NHK.
Bazuar në shkallën e matjes së lëkundjeve sizmike të Japonisë prej 1 deri në 7, tërmeti është i kategorisë 5.
Sakaq nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.
