U gjet i varur në tualetin e zyrës së tij, kush është 'gjigandi' i naftës që i dha fund jetës në mënyrë tragjike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 14:56
Gjigandi rus i naftës Lukoil ka njoftuar vdekjen e zëvendës presidentit të tij Vitaly Robertus. Në një deklaratë, kompania njofton se Robertus vdiq “papritmas” në moshën 54-vjeçare.
Manjati rus u gjet i varur në tualetin e zyrës së tij në gjigantin e energjisë Lukoil të lidhur me Kremlinin, raportuan sot mediat, lidhur me vdekjen e zbuluar të mërkurën.
Robertus kishte qenë në Lukoil për më shumë se 30 vjet dhe është i fundit i një serie drejtuesish të lartë të naftës dhe gazit të cilët vdesin në rrethana të papritura.
Në tetor, Lukoil tha se kryetari i Bordit të Drejtorëve Vladimir Nekrasov kishte vdekur nga problemet me zemrën në moshën 66-vjeçare.