Kthehu ish-zyrat e gazetës në fermë kanabisi, dënohet shqiptari në Angli

Një shqiptar 39-vjeçar që fshihej në një ish-zyrë gazete javore është dënuar me 18 muaj burg në Angli.

Përveç dënimit, azilkërkuesi shqiptar, Dino Marku, do të deportohet në Shqipëri pasi u dënua për kultivimin e drogës në ish-selinë e “County Times” Times, në Welshpool.

Ish-zyra e zbrazët e gazetës u bastis në janar nga policia Dyfed-Powys. Mësohet se  246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 £ u gjetën në pronë.

Marku, i cili pranoi se ishte i përfshirë në prodhimin e drogës, i ishte premtuar 10,000 £ për të vepruar si kopshtar në fabrikën e kanabisit. Avokati Alexandra Carrier, i tha gjykatës shqiptari nuk është truri pas aktivitetit kriminal.