Hasani në Budapest, takime me zyrtarë të lartë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përfundoi sot vizitën e tij zyrtare në Hungari, duke zhvilluar takime me ministrin për Çështjet e Bashkimit Evropian, János Bóka dhe zëvendëskryetarin e Kuvendit Kombëtar, István Jakab.

Ministri Hasani informoi se diskutimet u përqendruan tek marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri-Hungari dhe strategjitë për të përmirësuar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët.

Hasani bëri të ditur se gjatë takimeve, u dakordësua se forcimi i lidhjeve parlamentare dhe dialogu politik mes dy vendeve, jo vetëm që përmirëson marrëdhëniet dypalëshe, por gjithashtu vendos një bazë të qëndrueshme për përputhshmëri me vlerat dhe standardet e BE-së.