''Do heqim tatimet për biznesin e vogël dhe të mesëm'', Lapaj tregon disa nga pikat e programit

Kryetari i Lëvizjes ‘’Shqipëria Bëhet’’, Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se nëse një ditë do e kenë në dorë do heqin tatimet për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Lapaj: Bandat e Tatimeve janë tmerri i këtij vendi.

Ne do ti heqim nëse e kemi një ditë në dorë, tatimet për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Në Shqipëri ka biznes të vogël dhe të madh.

Nëse një ditë e kemi në dorë, do bëjmë tre kategori biznesi, të vogël të madh dhe të mesëm.

Për biznesin e vogël dhe të mesëm do ti heqim me ligj tatimet.

Do e kenë të ndaluar me ligj, tatimet të shkojnë tek biznesi i vogël dhe i mesëm.

Qytetari kur merr një shërbim me faturën që marrin dhe nga data 1 deri 25 dhjetor të cdo viti të dorëzojnë faturën te tatimet të depoziotjnë faturën dhe do marrin mbrapsht 10% të vlerës së faturës.

Biznesit të vogël do ti rrisim qarkullimin vjetor të patatueshëm. Për fermerët, do heqim cdo lloj skeme mashtruese.

Shteti do të subvencionojë për kilogramë.