Delegacioni i BE-së uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Në një postim në rrjete sociale, Delegacioni i BE-së “uron një muaj Ramazani të bekuar të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri!

Qoftë ky muaj i shenjtë rasti për të promovuar paqen, tolerancën dhe solidaritetin!”

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit.