Vokshi: Nuk jam në dijeni të bisedave të Nikollës me krerët e grupeve, ligji i ri nuk lejon hetimin parlamentar
Në një intervistë me Ora News, deputetja demokrate, Albana Vokshi u shpreh se nuk është në dijeni të bisedave të zonjës Nikolla me kryetarët e grupeve parlamentare.
Ajo shtoi se Edhe nëse ngrihen komisionet ligji nuk e lejon që opozita të bëjë një hetim të detajuar për 8 komisioneve hetimore dhe prandaj ky do të mbetet një vendim i grupit parlamentar.
Vokshi: Nuk jam në dijeni të bisedave të zonjës Nikolla me kryetarët e grupeve parlamentare. Mund të them se kemi diskutuar shumë gjatë në grupin tonë dhe do të jetë një veprim që do ta marrë grupi nëse do të pranojmë ngritjen e komisioneve parlamentare me këtë ligj të ndryshuar dhe anti kushtetues, të cilin e kemi ankimuar, apo do të vijojmë me protestat tona.
Edhe nëse ngrihen komisionet ligji nuk e lejon që opozita të bëjë një hetim të detajuar për 8 komisioneve hetimore dhe prandaj ky do të mbetet një vendim i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
