Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 23:08
Një tërmet ka goditur Greqinë mbrëmjen e kësaj të enjteje me magnitudë 3.9 të shkallës rihter.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier në në orën 21:51 në zonën detare pranë Gerolimenës në Laconia.
Epiqendra e tërmetit ndodhet 30 kilometra në perëndim-jugperëndim të Gerolimenës me thellësi fokale 8.3 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier të forta nga ana e qytetarëve, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.


