EMRI/ Transportonte drogë dhe u përplas me policinë greke, zbulohet identiteti i shqiptarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 18:47
Është zbuluar identiteti i 26-vjeçarit shqiptar, i cili ditën e sotme u përplas me skuadrën “DIAS” të policisë greke, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit.
Policia u detyrua të hapte zjarr ndaj gomave të mjetit deri sa arriti të kapte shqiptarin, ndërkohë që i sekuestroi 20 kg marijuanë te fshehur në makinë.
Sipas burimeve policore, 26 vjecari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri.
Myrdini është shoqëruar në Komisariatin e Agio Pantaleimona, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë.
Nga përplasja e mjeteve dhe të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.