VIDEO/ Pjesë e një klani vrasësish, futbollisti arrestohet në mes të ndeshjes

Ndodh edhe kështu, të arrestohesh në mes të fushës duke luajtur.

Një futbollist i ri 24-vjeçar është arrestuar gjatë një ndeshje futbolli amator në Brazil.

Pamjet tregojnë aksionin e policisë që ndërpreu ndeshjen.

Policia e largoi nga futbollistin ndaj të cilit rëndojnë akuza shumë të rënda.

Një video e publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale, e filmuar nga disa spektatorë në tribuna, tregon të riun që merret nga oficerët e policisë gjatë ndeshjes mes Mutum dhe Durandé për “Copa do Café”.

Policia kishte marrë informacion për praninë e tij në ndeshje, ndaj mbërritën në fushë, ndërprenë lojën dhe e prangosën lojtarin.

Sipas policisë, 24-vjeçari dyshohet për disa krime. Ndaj tij ka pasur një urdhër arresti parandalues.

Urdhër arresti i lëshuar ndaj tij e identifikon atë si drejtuesin e dyshuar të një klani të egër të trafikut të drogës në zonën Espirito Santo.

Po ashtu, ai akuzohet se është pjesë e një klani vrasësish nga Vitoria, të cilët organizuan një atentat kundër një rivali disa javë më parë.

Policia ushtarake e Minas Gerais konfirmoi më pas për mediat lokale se futbollisti ishte prej kohësh i njohur për policinë, sepse kishte precedentë kriminalë duke përfshirë sulme, kërcënime, trafik droge dhe krime të lidhura me armë zjarri.

VIDEO:

https://streamin.one/v/8102a852