Turizmi estetik në Shqipëri po merr më shumë vëmendje, Dr. Skerdilajd Faria i ftuar në ''L'Aria che tira''

Shqipëria ka qenë në vëmendjen ndërkombëtare dy vitet e fundit përsa i përket turizmit kulturor por në mediat italiane gjithmonë e më shumë po merr vëmendje fenomeni i turizimit estetik në Shqipëri.

Ka qenë ky fokusi i diskutimit në emisionin "L’Aria che tira" në La 7, ku i ftuar ishte CEO i KEIT Day Hospital, dr. Skerdilajd Faria.

Gazetari: E kemi kuptuar tashmë që është një fenomen në rritje dhe janë gjithmonë e më shumë italianët që zgjedhin të shkojnë në Shqipëri për të kuruar pamjen e jashtme.

Duhet thënë se janë të shumtë mjekët italianë që janë diplomuar në Itali dhe po punojnë në Shqipëri.

Një shërbim i këtij programi ka mbërritur në Tiranë ku ka konstatuar të gjithë avantazhet e këtij spitali ultramodern i cili ju ofron pacientëve të saj të gjithë gamën e shërbimeve estetike me çmime shumë më konkurruese se sa tregu italian.

Dr. Skerdi: Ne kemi paketa all inclusive. Në rastin e zmadhimit të gjoksit, kushton rreth 4000 euro ndërkohë që në Itali kushton 7 - 8 mijë euro vetëm ndërhyrja në vetvete. 6 në 10 pacientë janë italianë.

Gazetari italian David Parenzo e vë theksin tek cilësia e këtyre shërbimeve, ndërsa referon gjithashtu faktin se shumica e mjekëve që kryejnë ndërhyrjet në KEIT janë italianë.

Përvec faktit se kirurgjia estetike ka sjellë një impakt edhe në ekonominë shqiptare, ka çuar edhe në punësimin e shumë mjekëve të huaj.

Dr. Skerdi: Ne kemi 30 kirurgë, 27 prej të cilëve janë italianë dhe kur një pacient duhet të ndiqet nga afër në Itali, kirurgët tanë janë të shpërndarë nga Catania në Bolzano.

KEIT është struktura më e madhe e kirurgjisë estetike në Europë e po ashtu më e madhja sa i takon turizmit estetik në Shqipëri duke i ofruar pacientëve një përkujdesje 360 gradë.