VIDEO/ Prokuroria e Hagës konfirmon bastisjet në Kosovë të Sylejman Selimit e Hajredin Kuçit: Nuk jep detaje për arsyet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 11:31
Prokuroria e Specializuar e Hagës ka konfirmuar se po kryen aksione në Kosovë.
Megjithatë, arsyet pse nuk janë bërë të ditura.
“Prokuroria e Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, thuhet në përgjigjen për mediat kosovare.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga Christopher Bennett, këshilltar special në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme”, tha ai shkurtimisht.
Bastisje ka për momentin te shtëpia e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi e Hajredin Kuçi.
Pamjet nga KlanKosova të bastisjeve

