"Ai ishte xheloz për mua", shqiptarja që u përdhunua nga njerku: Nëna s'dinte gjë
Detaje të reja janë zbardhur rreth arrestimit të 36-vjeçarit shqiptar Delin Beqiri, i cilia akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij 50-vjeçare që në moshën 14-vjeçare.
Kjo ngjarje e rëndë nisi të zbardhej mesnatën e së martës, kur 36-vjeçari dyshohet se përdhunoi sërish 25-vjeçaren tanimë dhe ajo vendosi të "thyejë" heshtjen e saj dhe të raportojë tek autoritetet se çfarë ishte duke kaluar nga duart e njerkut të saj.
Duke folur për mediat greke ajo ka treguar tmerrin që ka përjetuar prej shqiptarit dhe ka larguar nënën e saj nga “korniza” e fajtores, pasi sipas saj ajo nuk ishte në dijeni të gjërave vulgare që i bënte pas shpine 36-vjeçari.
“Nëna ime nuk kishte njohuri për të gjitha këto. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë dhe mamaja ime e pyeste' për të kuptuar pse ishte i tillë. Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja. Mirëpo, nëna ime nuk dinte asgjë dhe as nuk e di nëse ka".
25-vjeçarja pritet që të kontrollohet nga mjeku dhe nga një psikolog për të kapërcyer tronditjen.
Bashkë me 36-vjeçarin, është arrestuar edhe partnerja e tij 50-vjeçare, nëna e vajzës. pasi akuzohet për shkelje të legjislacionit për armët.
