Rusia kërkon policët kosovarë, Ibishi: Përkrahje ndaj Serbisë, Interpoli i Kosovës të injorojë fletarrestin

Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi në një intervistë në Ora News u shpreh se Interpoli i Kosovës, duhet të injorojë fletëarrestin e Rusisë për tre policët kosovarë.

Ibishi: Kjo vjen pas 5 vitesh nga një ngjarje që kishte të bënte me luftimin e krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Gjatë arrestimit të tyre, ndërhyri një colonel që pengoi zyrtarët dhe më pas u arrestua.

Pas 5 vitesh ata shpallën fletë arrestet për tre zyrtarë të policisë.

Mendoj se kjo është adresuar politkisht në përkrahje të Serbisë pas aksionit ndaj grupit terrorist të Radoicic.

Mendoj që Interpoli i Kosovës duhet të injorojnë këtë fletarrest për tre zyrtarët policorë.