Abuzonte se*sualisht me vajzën e partneres së tij, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi abuzonte seksualisht me vajzën e partneres së tij.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur.

Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se nga viti 2013 ka abuzuar me vajzën të partneres së tij 50-vjeçare, po ashtu me kombësi shqiptare.

25 vjeçarja ka dëshmuar se deri në moshën 18 vjeçare e ka rrahur, por më pas ka vazhduar ta përdhunojë, më shumë se një herë.

Gjithçka ka ndodhur në shtëpinë ku jetonte e reja me njerkun dhe nënën e saj 50-vjeçare.

Pas një kontrolli në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi kanabis, armë dhe 4 thika.

Ndaj 36-vjeçarit u ngrit një dosje dhe u referua para drejtësisë me akuzat për përdhunim, marrëdhënie seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, për armët dhe drogën.

Ndaj nënës së vajzës u procedua edhe për shkelje të legjislacionit për armët.