Punonte në Kosovë, lëndohet bangladeshasi në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, ku një punëtor nga Bangladeshi është plagosur gjatë kohës që punonte.

Gjilan 04.03.2024 – 20:23.

Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë.

Pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit, ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës.