Kostot në ndërtim u rritën, INSAT publikon të dhënat, shkak materialet, energjia e pagat

Kostot në ndërtim u rritën sërish në fund të vitit të shkuar. Sipas INSTAT shkak kanë qenë pagesat për energjinë, materialet e përdorura dhe pagat

Çmimi i apartamenteve shënoi një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, ndërsa pritet që e njëjta situatë të vijojë. Një nga shkaqet është dhe shtrenjtimi i kostos që sipas INSTAT ne periudhën tetor dhjetor u rritën me 4.1%.

Shkak sipas INSTAT janë shpenzimet për energjinë me gati 9% më të larta krahasuar me periudhën paraardhëse si dhe për paga me 4.5%, pasuar me materialet me 3.3%.

Për këtë kategori të fundit hidrosanitaret dhe ventilimi njohën rritjen me te larte me 4.4% pasuar me pas nga ato te ndërtimit dhe materialeve elektrike.

Nëse e krahasojmë 3 mujorin e fundit te 2022 me atë te 2023 vërehet një frenim të ritmit të rritjes pasi në atë periudhë kostot u shtuan me 7%.

Sektori i ndërtimit mbetet sërish ndër më optimistët për ekonominë e vendit çka rezultoi ne 6.6% te rritjes se besimit. gjate 2023 bashkitë dhanë 1602 leje ndërtimi nga 1420 qe u dhanë ne 2022.