Super e marta në SHBA, Sina: Si Trump, ashtu edhe Biden nuk shkuan dot tek fitorja totale
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 6 Mars 2024, 17:43
Gazetari Beqir Sina nga SHBA në një intervistë në Ora News u shpreh se si Trump ashtu edhe Biden nuk shkuan dot tek fitorja totale.
Sina: Me rezultatet e deritanishme nga super e marta, vetëm sa hodhën shenja paralajmëruese për të dy kandidatët.
Si Trump ashtu edhe Biden, duhet thënë se nuk shkuan dot tek fitorja totale.
Duhet theksuar se këto zgjedhje deri në fund do jenë super zgjedhje.
Janë një palë zgjedhje që asnjëherë në historinë e SHBA nuk kanë ndodhur që të ketë një përplasje kaq të fortë.
