Haiti, banda të armatosura përpiqen të marrin kontrollin e aeroportit

Banda të armatosura rëndë u përpoqën të merrnin kontrollin e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Haitit, duke shkëmbyer të shtëna me policinë dhe ushtarët.

Gjithçka po ndodh pas arratisjeve masive nga dy burgjet më të mëdha të vendit.

Aeroporti ndërkombëtar ”Toussaint Louvertur” u mbyll në momentin e sulmit. Në pistat e tij nuk kishte asnjë avion operacional dhe  pasagjerë që prisnin të udhëtonin. 

Gazetarët panë një kamion të blinduar në pistë duke qëlluar mbi bandat në përpjekje për t’i penguar ata të hynin në zonën e aeroportit.

Dhjetëra punonjës dhe punëtorë të tjerë u larguan nën breshërinë e plumbave. Nuk ishte menjëherë e qartë, nëse sulmi, i cili ishte më i madhi në historinë e Haitit, kishte qenë i suksesshëm.

Javën e kaluar, aeroporti u godit gjatë sulmeve të bandave kriminale, por bandat nuk hynë në aeroport dhe nuk morën kontrollin e tij.