Tuchel: Ky është Bayerni që dua, fitimi i Championsit një ëndërr!

Bayern Munich mbrëmjen e djeshme kualifikimin për në çerekfinale, teksa triumfoi 3-0 në duelin e kthimit.

Thomas Tuchel është përballur me kritika të forta gjatë kësaj periudhe. Pas ndeshjes u shfaq i lumtur, teksa pranoi se ai dhe djemtë e tij ëndërrojnë fitimin e Championsit. Që do të ishte ndarja perfekte me rekordmenët e futbollit gjerman.

“Kishim pritshmëri të mëdha, donim të kualifikoheshim me çdo kusht në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gola. Nuk e humbëm kurrë toruan dhe as përqendrimin.

Fitimi i Championsit? Të gjithë skuadrat që mbërrijnë në çerekfinale ëndërrojnë. Klubet, tifozët, gjithashtu edhe unë …”, deklaroi Tuchel.