Topalli: Nuk të bën karrigia lider, dua bashkimin e çdo demokrati, kemi humbur 12 vite, duhet reflektim!

Nga selia e PD-së, ish nën kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli u shpreh se PD ka humbur tashmë 12 vite me përçarja kanë sjellë një kosto të madhe për parti edhe duhet bashkim

Topalli: Të ngrihet nga çdo dhunimi kushtetues për të parë vendin e vet që të vibrojë, gara respektimi statuteve etj. Unë mendoj se në kushtet qe jemi duhet te fokusohemi te tre elemenete, na kanë vjedh emrin, vulën, kryetarin në arrest pa akuzë. Unë nuk kam ndryshua asnjë gjë, personalisht nga ajo që kam thënë për Lulzim Basha dhe përsërish të njëjtën gjë.


Kam kuptuar nga tre dekada që nuk të bën karrigja as lider as të besueshëm. Vendimet që mer që ndoshta kundërshtohen nga shumica, duhet të matesh. Nuk është karrigja, është qëndrimi. Dua bashkimin e çdo demokrati, përcarja ka qenë një kosto e lartë për opozitën dhe qeverinë shqiptarë. Kemi humbur 12 vite dhe duhet reflektim i madh. 

Duhet t’i bashkohet Basha opozitës?

Topalli: Mirupafshim! (qesh)