Deputetët e opozitës në këmbë në bazën e NATO-s, Gjunkshi: S’kishte ftesë. Kollçaku: Nuk konfirmuan
Në “Drejt” nga Luan Rama, Xhemal Gjunkshi ish shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura tha se deputetët e opozitës nuk janë ftuar zyrtarisht në bazën e NATO-s në Kuçovë.
Gjunkshi: Për deputetët e PD-së nuk ka pasur ftesë për në Kuçovë. Nuk kam informacion për pjesën që përfaqësoj.
Ndërsa Bardhyl Kollçaku ish shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura tha se kanë qenë ftuar, por nuk kanë konfirmuar që do të jenë pjesë.
Kollçaku: Për shkak të njohjeve që kam në ministrinë e Mbrojtjes më është kërkuar ndihmë për numra dhe kontakte. Kanë qenë të ftuar deputetët që bëjnë pjesë në komisionin e sigurisë, por nuk kanë konfirmuar deputetët e opozitës që do të vinin dhe kanë ngelur në këmbë se ishin vendet e përcaktuara. Unë kam shkruar vetë me vonesë.
