Softa: Janë rritur vrasjet dhe vetëvrasjet, tregojnë se jemi një shoqëri që ka probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2024, 22:24
Në një intervistë në Ora News, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se ky vit ka nisur me probleme dhe në vend kemi një sërë rastesh të rënda që rrisin personat e vrarë.
Ai shtoi se janë rritur vrasjet dhe vetëvrasjet që tregojnë se jemi një shoqëri që ka probleme dhe me rend e siguri që nuk i parandalon.
Softa: Ky vit ka nisur me probleme dhe në vend kemi një sërë rastesh të rënda që rrisin personat e vrarë. Konflikti për pronat ka prodhuar shumë konflikte. Janë rritur vrasjet dhe vetëvrasjet që tregojnë se jemi një shoqëri që ka probleme dhe me rend e siguri që nuk i parandalon.