Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen katër automjete, njëra prej tyre e bërë copë-copë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2024, 17:48
Një aksidenti rëndë ka ndodhur në lagjen Gurra të Lezhës ku janë përplasur me njëra-tjetrën kaër automjete.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Nga pamjet shihet se mjetet janë dëmtuar shumë, ndërsa më tepër njëra prej tyre e cila duket e shkatërruar.
Në rrugë janë shpërndarë pjesë të mjeteve, përfshirë xhama dhe pjesë të tjera.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
