Bundesliga/ Fitojnë Dortmund dhe Leipzig, Darmstadti i Gjasulës pëson humbje turpëruese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2024, 17:58
18 gola në 5 ndeshje e drekës në Bundesliga.
Borussia e Dortmundit, Leipzigu, Eintrachti i Frankfurtit dhe Augsburgu fituan në transfertë, ndërkohë që u mbyll në barazim takimi Mainz-M’Gladbach.
Karim Adeyemi dhe Ian Maatsen shënuan golat e fitores për Dortmundin në kryeqytet kundër Unionit të Berlinit.
Sukses i rëndësishëm për objektivin Champions League.
Rezultati më surprizues u regjistrua në Darmstadt-Augsburg, sfidë që u mbyll 0-6 për ekipin e Rexhbecajt.
Vendasit pësuan 4 gola brenda 25 minutave të parë.
Dhe trajneri i Darmstadtit veproi menjëherë duke larguar nga fusha Klaus Gjasulën dhe Jannik Muller.
