Shpërthimi tragjik, banorët e Lushnjës të tronditur: Edhe tërmeti ngjan më i vogël nga ajo çfarë ndodhi
Kjo bombul oksigjeni që qëndron e varur në vinç është treguesi i asaj që shkaktoi tragjedinë në Lushnjë.
Në tentativë për t’i ngritur në lartësinë ku po punohej në kapanon një prej tyre u shkëput kur mjetit takoi me linjën e tensionit të lartë.
Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha humbën jetën në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur, ashtu si dhe 6 të tjerë.
Prokuroria e Fierit së bashku me OSHEE dhe xheniot nisën hetimin këtë të shtunë, për të zbardhur çfarë ngjau, por ende pa të akuzuar.
Rrezja e shpërthimit ishte e madhe duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm në kapanon, por edhe në ndërtesa
Të tronditur banorët nuk gjejnë fjalë për të përshkruar shpërthimin.
Ngushëllojnë për familjen që humbi babë e bir e shpresojnë në shërimin e të tjerëve. Por shtojnë se tragjedia mund të ishte edhe më e madhe
Në spitale gjashtë persona janë nën kujdesin e mjekëve, katër prej tyre në Lushnje e dy të tjerë në Tiranë. Mjekët shprehen se këtë të shtunë gjendja e tyre është stabël.

