VIDEO/ VOTA DHE PARULLA - Myslimanët të ndarë, disa zgjedhin kreun e ri të tyre, disa thonë që janë të FETO-s

Këtë të shtunë po mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

Dhe në kuadër të ndasive brenda këtij komuniteti po mbahet një protestë para Medresesë kundër procesit zgjedhor për caktimin e kreut të ri të KMSH.

Sipas protestuesve rreziku që i kanoset Shqipërisë nga gylenistët është tepër i madh, pasi në disa vende të botës organizata ‘Feto’ është shpallur organizatë terroriste.

Kujtojmë se në vizitën që kryeministri Edi Rama zhvilloi së fundmi në Turqi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi që të spastrojë ‘mbetjet’ e organizatës ‘FETO’ në Shqipëri.