FOTO/ Zhegrova në mesin e 10-të më të mirëve në Europë për rrezikimin e portës kundërshtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2024, 23:23
Edon Zhegrova po kalon një sezon të karrierës te Lille në elitën e futbollit francez.
Ai është prej futbollistëve më të mirë të Lille.
Zhegrova e ka publikuar së fundmi në Instagram, një statistikë të Data Foot, e cila e vendos atë në mesin e futbollistëve më të mirë në rrezikimin e portës kundërshtare.
24-vjeçari, renditet i shtati me 40 aksione në total.

