Rama: BE po bën një hap para për tu afruar me ne, na ka mbështetur në rritjen ekonomike
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Oliver Varhley ka shprehur mirënjohje për BE, për gjithë punën që po bën për tu afruar me Ballkanin dhe për ta ndihmuar nga ana ekonomike.
“Jemi me Varhleyn i cili na ka shoqëruara gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë në këtë ndryshim të rëndësishëm të paradigmës për herë të parë. BE nuk po bën vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për tu afruar me ne, për të na mbështetut në rritjen tonë ekonomike dhe integrimin tonë në një plan të ri të rritjes, që është një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultat i dialogut dhe i nxitjes tonë”, tha Rama.
Kryeministri tha se gjatë këtyre 10 viteve, është bërë një punë e madhe për tu afruar sa më shumë me vendet e BE.
“Jam shumë i kënaqur që arritëm në këtë pikë, nuk ka qenë e lehtë, por është shpërblyese. Nga ana tjetër, dua t’iu them se të gjitha ato përpjekje që ne kemi bërë përgjatë 10 viteve për integrimin europian kemi marrë rezultatet.
Kur flisnim herë pas here ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtmit rajonal dhe për ta arritur më shumë njëri-tjetrin përmes kapitalit. Nëse do kishim bërë më shumë më përpara, do ishim më afër tani. Nuk ka rëndësi se ccfarë probleme politike kemi, ne duhet ta bëjmë këtë gjë. BE është i gatshëm të na mbështesë. E gjitha lidhet me sjelljet e fqinjve, ja pse kjo pjesë politike duhet të zgjidhet mbi bazat dypalëshe”, tha Rama.
