Përfundon dënimin alternativ, babai nga pakica egjiptiane punësohet pranë Shërbimit të Provës

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sjell rastin e Ilirit, baba i 7 fëmijëve nga pakica egjiptiane, i cili ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas përfundimit të dënimit alternativ.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja shkruan se Iliri, pas përfundimit të dënimit alternativ, do të bashkohet me Shërbimin e Provës i punësuar si mirëmbajtës.

Ky është një shembull i suksesshëm i riintegrimit dhe dorës së shtrirë të shoqërisë. “E urova Ilirin për këtë mundësi të re dhe përshëndeta këtë model të suksesshëm të rehabilitimit”, tha Manja.