Zelensky në Tiranë, Fuga: Vizita e tij, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën

Akademiku, Artan Fuga në një intervistë në Ora News foli për samitin në Tiranë ku do jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Zelensky. Fuga u shpreh se vizita e Zelenskyt në Tiranë është një shprehje mirënjohjeje e Ukrainës për ndihmën që ka dhënë Shqipëria.

Fuga: Zelensky pritet të vijë në Tiranë. Përgjithësisht vizita e pritshme e tij sikur ai e ka deklaruar është së pari një shprehje e mirënjohjes së vendit të tij për mbështjetjen që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën për të përballuar agresionin rus me aq sa ka pasur mundësi për të ndihmuar.

Me deklaratat dhe politikën e jashtme të saj, me qëndrimet në Këshillin e sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Shqipëria ka bërë shumë më tepër sa mund të mbajë një vend i vogël si ne.

Që nuk jemi vend afër Ukrainës dhe as nuk kemi peshë ushtarake.

Gjithsesi mua me duket që ky samit, në një farë kuptimi ka sipas meje më pak rëndësi në teatrin real politik e ushtarak në Ukrainë, sesa në dy aspekte të tjera.

Kjo konfirmon dëshirën e Shqipërisë për të luajtur një rol në këtë zonë të Europës që është Ballkani Perëndimor.