"Zgjedhorja", Celibashi në komisionin, Vasili: KQZ është kthyer në garantues të manipulimit të zgjedhjeve

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se KQZ është një institucion i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë një postimi në rrjete sociale, Vasili ka thënë se KQ është kthyer në një institucion garantues të manipulimit të zgjedhjeve.

"Shume e rende qe KQZ- kapet dhe rrembehet ne menyre kaq te turpshme nga Rama dhe rilindja.

Ky Dokument i anetareve te KQZ provon katerciperisht kapjen dhe rolin shume negativ te perfaqsuesve te rilindjes ne KQZ per shkaterrimin e zjedhjeve ne Shqiperi.

KQZ nga insitucion garantues per zgjedhje te lira dhe te ndershme, per shkak te anetareve rilindas ne KQZ, eshte kthyer ne garantues te manipulimit te zgjedhjeve", shprehet Vasili.