Samiti në Tiranë, Kurti në Bruksel. Shala: Me shumë gjasa, do marrë pjesë presidentja Osmani
Analisti, Drizan Shala në një intervistë në Ora News foli për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Shala u shpreh se Kurti nuk do marrë pjesë në samitin në Tiranë pasi do jetë në Bruksel në një takim në procesin e dialogut mes Serbisë e Kosovës, dhe se në vend të Kurtit mund të vijë presidentja Osmani.
Shala: Në raport me vizitën e Zelenksyt në samitin në Tiranë ka rastisur që të jetë në të njëjtën ditë ku kryeministri i Kosovës do jetë në një takim në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Në samitin e Europës juglindore sipas të gjitha gjasave do të marrë pjesë presidentja Osmani e cila për momentin është për një vizitë në Katar.
Nëse Osmani nuk mund të mbërrijë në samit, atëherë do jemi në përfaqësim të ministres së Jashtme apo ndonjë personaliteti tjetër.
