Mungesa e Kurtit në Samitet e 28-29 shkurtit, Çejku: E rëndësishme që Kosova të jetë pjesë
Diplomati, Arben Çejku në një intervistë në Ora News foli për samitin që do mbahet në Tiranë me 28 dhe 29 shkurt për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.
Çejku u shpreh se në mungesë të Kurtit, Kosova duhet të ketë një zëvendësues dhe se është e rëndësishme që Kosova të jetë pjesë e samitit.
Çejku: Natyrisht që pas gjithë kësaj përkrahje që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën që nga dita e parë e agresionit rus, e mirëpret edhe një vizitë simbolike të presidentit Zelensky që identifikohet si një luftëtar që ka arritur ti bëjë ballë agresionit rus. Ukraina dhe lufta ka qenë lajkmotivi i gjithë presidencës dhe anëtarësisë dhe rolit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Shqipëria ka ende mundësi për të mbështetur përpjekjet për liri të Ukrainës.
Gjithë Ballkani Perënmdior ka një fuqi modeste, por në aspektin simbolik është shumë e rëndësishme që samite të tilla si ky që do zhvillohet në Tiranë të jenë mesazhe të qarta që jepen në kuadër të një koalicioni rajonal.
Është një samit që organizohet në kushte të vështira.
Unë nuk e di axhendën e Kurtit, por duhet të ketë një zëvendësues.
E rëndësishme është që Kosova të jetë pjesë.
