Heqja e dinarit, Melazim Koçi: Çuarja në Bruksel e çdo çështjeje precedent i rrezikshëm nga Serbia

Analisti Melazim Koçi në një intervistë për “Ora News” u shpreh se çështja e heqjes nga qarkullimi të dinarit serb ka çuar në këtë situatë të tensionuar mes Kosovës dhe partnberëve të saj ndërkombëtarë.

“Vendimi i BQK-së është i drejtë, por zyrtarët e SHBA-së mendojnë se kjo mund të ketë ndikime të serbëve në Veri të Kosovës.

Dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi.,

Ndaj mendoj se qeveria e Kosovës nuk mund të ndërmarrë një vendim pa u konsultuar më parë me partnerët.

Sa i përket dinarit, pajtohem me mendimin e z. Bislimi që kjo çështje nuk është tryezë e dialogut në Bruksel.

Ndaj nuk e kuptoj se pse Serbia e bën këtë refuzim, pasi kjo nuk është çështje për t’u trajtuar në Bruksel, por po e shfrytëzon një vendim të qeverisë së Kosovës.

Por mendoj se çuarja e çdo teze në Bruksel është precedent i rreziukshëm sa i përket dialogut që po bën Serbia”, theksoi ndër të tjera analisti Melazim Koçi.