E rëndë/ 68 fëmijë në Uzbekistan ndërruan jetë për shkak të shurupit të kollës, shpallen fajtorë 23 persona

Këtë të hënë, gjykata në Uzbekistan shpalli fajtorë 23 persona për vdekjen e 68 fëmijëve në lidhje me përdorimin e shurupit të kollës të prodhuar nga kompania indiane Merion Biotek.

Ndërsa, drejtori i degës Merion Bajotek në Uzbekistan, Sing Ragi Pratar, u dënua me 20 vjet burg, raporton Reuters.

Gjykata vendosi që familjet e secilit prej 68 fëmijëve të vdekur për shkak të përdorimit të shurupit të marrin dëmshpërblim prej 80 mijë dollarësh.